Juve-Napoli bëhet ”telenovelë”, shtyhet sërish ndeshja

Juve napoli 1100x620

Ishte e parashikuar më 8 tetor, ndeshja midis Juventusit dhe Napolit. Duket pothuajse një epokë tjetër, në kohën e pandemisë. Atëherë të dy ekipet cilësoheshin si kandidatet më të mundshme për fitoren e kampionatit, të paktën në të njëjtin nivel me Interin që po dominon Serie A.

Por një vendim i autoriteteve shëndetësore të qytetit të Napolit, nga momenti që disa pjesëtarë të ekipit ishin të infektuar me COVID-19,  pengoi ekipin e kuqeziut Elseid Hysajt t’i drejtohej Torinos. Ndërkohë, ekipi i Juventusit u paraqit rregullisht në fushë, dhe drejtuesit e saj kërkuan fitoren në tavolinë.

Por rezultati që fillimisht iu dha Juventusit më pas u anulua nga vendimi i Gjykatës Sportive, që parashikonte edhe një pikë penalizim për Napolin, dhe u vendos se ndeshja do të luhej. Data e caktuar u shty disa herë, për shkak të takimeve ndërkombëtare të dy ekipeve, dhe më pas u caktua 17 marsi.

Por telenovela duket se nuk dëshiron të përfundojë. Liga italiane e futbollit ka pranuar kërkesat e të dy ekipeve për një shtyrje tjetër, tashmë në 7 prill.

Fatmirësisht nuk është caktuar më 1 prill, sepse tifozët e shumtë do të mendonim për një tjetër shaka.