Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kategoria Superiore, Tirana-Partizani, derbi për t'u fituar

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 14:45 | Futboll
Kategoria Superiore, Tirana-Partizani, derbi për t'u fituar

Derbi, udhëkryqi i sezonit. Tirana kërkon të ngjitet në zonën europiane dhe pse jo të luftojë deri në fund për kampionatin, ndërsa Partizani për të qëndruar pranë kreut. Praktikisht, ky është një derbi për t’u fituar.

“Sa vijnë dhe ndeshjet pakësohen dhe sa vjen dhe ke pas mundësi për të qenë brenda objektivave. Është ndeshje e rëndësishme, luajmë ndaj kundërshtarit tonë historik. Nuk duhet të ngarkohemi, ta marrim si ndeshja e radhës dhe të mos harrojmë se ka edhe shumë ndeshje në garë deri në fund të kampionatit. Është një ndeshje që i ka të trija rezultatet brenda, por ne do të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin”, u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Po ecën mirë dhe shpresoj që të jemi me të njëjtin ritëm. Ta marrim me qetësi dhe vëmendje dhe shpresoj të triumfojmë. Alban Hoxha ka thënë se nuk i shënoj dot? E përshëndes Albanin shumë se është "superçun", por do e shohim në ndeshje”, u shpreh Taulant Seferi, sulmues i Tiranës.

Pas tre javëve zhgënjyese, ku kanë marrë vetëm dy pikë, te Partizani synohet kthesa e madhe, me trajnerin Daja që provon të largojë edhe presionin.

“Është derbi dhe nuk ka lidhje çfarë kemi bërë më parë. Është ndeshje e rëndësishme. Mbajmë përgjegjësi dhe e kemi vlerësuar shumë. Derbi megjithëse është bonus i madh psikologjik, por vlen tri pikë, sa të tjerat. Nëse humbin nuk ndryshojnë objektivat”, u shpreh Ilir Daja.

Derbi Tirana-Partizani luhet këtë të shtunë në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani