Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbërrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca në vendin tonë

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 19:54 | Aktualitet
Mbërrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca në

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

Sipas kryeministrit Edi Rama, “nesër do të nisë nëpër shkolla vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve”.

“Së shpejti, presim një tjetër sasi vaksinash, shpresojmë më të konsiderueshme”, shtoi kreu i qeverisë.

“Ideja është që të kemi një vaksinim intensiv, për të thyer zinxhirin e infektimeve dhe për të lehtësuar sa më shumë situatën”, theksoi Rama.

Edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, e përshëndeti mbërritjen e vaksinave të para nga Covax, duke e konsideruar "një lajm shumë të mirë".

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1370479986101129216

A2 CNN Livestream

Dita jonë