Mpiksje gjaku dhe trombozë, një tjetër vend “bojkoton” vaksinën e Astrazenecas

KR ASTRAZENECA frame 1474 1100x620

Një tjetër vend “bojkoton” vaksinën e Astrazenecas kundër Covid-19. Tajlanda ka shtyrë pa një afat të caktuar përdorimin e saj, pas raporteve më të fundit për mpiksje të gjakut apo trombozë, edhe pse në këtë shtet nuk është shënuar ende asnjë rast i tillë.

Kryeministri i vendit tha se edhe pse ishte parashikuar që fushata me këtë vaksinë të niste këtë të premte, e ka shtyrë atë. Shtyrja vjen pasi një numër shtetesh europiane, mes tyre edhe Danimarka e Norvegjia, pezulluan përdorimin e vaksinës.

Thuajse 5 milionë europianë janë vaksinuar deri më sot me një ose dy doza të Astrazenecas. Sipas këtyre rezultateve, në 30 raste janë shënuar problematika në gjak shoqëruar me trombozë.