Navalny transferohet nga qendra e paraburgimit, por nuk dihet ku ndodhet

38773232 9213457 Alexei Navalny 44 appears in court this morning accused of viola a 48 1612257532809 600x338

Kundërshtari i regjimit rus Alexey Navalny është tranferuar nga qendra e paraburgimit në Kolchugino, ku ndodhej që nga fundi i shkurtit, por për momentin askush nuk e di se ku është zhvendosur .

Avokattë e tij kanë qenë në qendrën Kolchugino që herët në mëngjes, por ata nuk janë lejuar të hyjnë dhe janë njoftuar rreth orës 14 që Navalny është transferuar.

“Avokatët e Alexey Navalny kanë qenë në qendrën Kolchugino që në mëngjes. Me pretekste të ndryshme, ata nuk u lejuan të vizitonin Alexey. Vetëm në orën 14:00 u njoftuan se Alexey ishte zhvendosur”, thuhet në Twitter.

“Pozicioni i tij është ende i panjohur për ne. Administrata duhet të njoftojë të afërmit e tij se ku është transferuar. Por siç ka treguar praktika, kjo nuk është bërë”,  tha avokatja e tij Olga Mikhailova.