Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndalohet nga punonjësit e sigurisë, tërbohet legjenda: Të gjithë duhet ta dinë se kush dreqin jam unë!

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 18:23 | Sporte të tjera

Një ngjarje e pakëndshme ndodhi në Madison Square Garden të Nju Jorkut. Patrick Ewing, qendra legjendare e ekipit të basketbollit New York Knicks, u ndalua nga punonjësit e sigurisë së arenës, pasi nuk kishte leje hyrjeje.

Kjo gjë e tërboi atë që është lojtari me më shumë pikë, topa në tabelë, topa të vjedhur dhe blloqe në historinë e skuadrës.

“Të gjithë në këtë ndërtesë duhet ta dinë se kush dreqin jam unë. Mendoja se kjo ishte shtëpia ime. Ndihem shumë keq që më ndaluan dhe më kërkuan lejen e hyrjes. Të gjithë duhet të më njohin. Nuk po më lënë që të lëviz në shtëpinë time. A jemi në Madison Square Garden këtu, apo jo? Më duket se emrin e kam të shkruar me të mëdha këtu brenda”, tha ish-basketbollisti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani