Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nën lupën e monitorimit, shoqëria civile ngre alarmin për mediat online gjatë fushatës

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 10:09 | Politikë
Nën lupën e monitorimit, shoqëria civile ngre alarmin për

Në çdo fushatë zgjedhore mediat audiovizive janë nën monitorim, por në këtë garë për shkak të pandemisë, një pjesë e madhe e komunikimit politik po zhvillohet në rrjetet sociale.

 A do t’i mbivendoset media online asaj tradicionale gjatë kësaj fushate? Ekspertët e kontaktuar nga A2 CNN ndajnë mendime të ndryshme.

“Media kryesore në këtë fushatë është media sociale. Dhe për mediat sociale, Shqipëria nuk ka bazë ligjore. Kështu që është një strukturë jashtë monitorimit të KQZ. Për sa kohë që nuk ekziston baza ligjore, media sociale është e lirë dhe të spekullojë dhe të përdoret politikisht”, shprehet Afrim Krasniqi.

Gjatë kësaj fushate zgjedhore, çfarë vështirëson akoma më shumë punën e redaksive është pandemia. A rrezikon kjo të ndikojë në cilësinë e mbulimit mediatik?

“Nuk e shoh shumë problemin te pandemia. Problemin më të madh e shoh sa e lirë do jetë media të transmetojë te qytetarët atë informacion që iu duhet”, shprehet Jonila Godole.

Transparenca e fondeve edhe këtë herë do të jetë temë debati. Pak ditë më parë, Facebook i kërkoi partive politike shqiptare të bëjnë publik burimin e parave nëse duan të reklamojnë mesazhet e tyre gjatë fushatës elektorale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani