Parashikimi i motit: 12 mars 2021

Janë rritur temperaturat e mëngjesit në territor. Vlerat minimale në zonat malore janë ngjitur në -2 gradë celsius, ndërsa në shtrirjen perëndimore termometri, gjatë mëngjesit, ka shënuar jo më poshtë se 5 gradë.

Edhe mesdita do të shënojë rritje të vlerave termike duke variuar nga 9 gradë në zonat malore, deri 16 gradë në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa moti sot, paraqitet me kthjellime në jug, por kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat qendrore.

Në veri, vranësirat do të jenë të shpeshta gjatë gjithë ditës dhe kryesisht vonë në mbrëmje kur nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri pasdite, kur pritet forcim i erës në brigjet detare duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë, ndërsa drejtimi i erës gjatë gjithë ditës do të jetë jugor.

  • LAJMI I FUNDIT | Mblidhet kryesia e PD, Basha: Në parti ka vend për të gjithë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Jam shënjestra e parë e fushatës denigruese
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ne s'mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve