Plotësimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ i propozon Presidentit 4 gjyqtarë për emërim

MB GJYKATA E LARTE frame 218 1100x620

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur emrat e katër gjyqtarëve që do t’i propozohen Presidentit te Republikës për emërim në Gjykatën e Lartë.

Lista e emrave përbëhet nga gjyqtarët e Apelit të Posaçëm, Sokol Binaj e Albana Boksi dhe dy anëtarë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kreu i saj, Sandër Simoni dhe gjyqtari Klodian Kurushi.

Emërimi i gjyqtarëve të rinj e çon në 7 numrin e trupës së Gjykatës së Lartë. Në këtë mënyrë përmbushet kuorumi i nevojshëm për formimin e kolegjeve 5-anëtarëshe për shqyrtimin e çështjeve të mbetura stok në Gjykatën e Lartë, totali i të cilave ka kaluar shifrën 30 mijë.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë ushtrojnë detyrën 3 anëtarë, të emëruar në mars 2020 nga radhët e juristëve të spikatur.