Presidenti Meta përplaset me policinë në zyrat e Frymës së Re Demokratike

Presidenti Ilir Meta është përplasur me forcat e policisë bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike. Ngjarja ndodhi pasi bashkia i kërkoi FRD-së të lirojë zyrat.

Pas ngjarjes, Meta foli për mediat duke e cilësuar këtë rast si një përpjekje mafiozëve për të vënë dorë mbi votën. Meta i bëri thirrje opozitës të “zgjohet sepse do të jetë vonë për të”.

“Akt për të dhunuar psikologjikisht çdo forcë opozitare duke keqpërdorin bashkinëbandë, kjo padyshim që është tepër irrituese dhe është një paralajmërim për të gjithë qytetarët për përpjekjet mafioze. I bëj thirrje opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, pasi do të jetë vonë për të, jo për popullin. Zbatoni ligjin ose do të përfundoni si policët e Mubarakut”, tha Meta.

Në prill të vitit 2016, FRD u transferua te godina ku më parë ka qenë ish-selia e Partisë Demokratike. Së fundmi, FRD vendosi të garonte në zgjedhje në koalicion me Partisë Demokratike.

Kërkesa e bashkisë për të liruar ambientin ku janë zyrat e FRD