Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama e quajti trafikant, kandidati i PD, Tusha pranon se është dëbuar nga Zvicra

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 15:42 | Politikë
Rama e quajti trafikant, kandidati i PD, Tusha pranon se është

Kundër kryebashkiakut socialist të Shijakut, Elton Arbana, demokratët nuk janë kursyer në akuza. Ndaj dhe kryeministri i "ktheu reston" përmes kandidatit të PD për këtë qytet.

“Ç’është ky trekëndësh që është krijuar këtu mes Palokës, Gon (Agron) Dukës dhe një trafikanti heroine, i kapur dhe i dëbuar nga Zvicra, që shfaqet si alternativë për kë?”, tha Rama në një dalje publike.

I kontaktuar nga A2, Rezart Tusha hodhi poshtë akuzat si i përfshirë në trafik narkotikësh, por pranoi se është dëbuar nga shteti zviceran, fakt të cilin tha se e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. “Të tjerat janë akuza të pabaza politike”, tha Tusha në përgjigje të interesimit nga A2.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani