Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Nga sot, Italia njeh lejet shqiptare të drejtimit, hapi i radhës njohja e pensioneve

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 14:58 | Aktualitet
Rama: Nga sot, Italia njeh lejet shqiptare të drejtimit, hapi i radhës

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.

Më tej, kryeministri shkruan se hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve.

“U tha u bë. Nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, shkruan Rama.

Por më herët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi në rrjetet sociale se marrëveshje e shumëpritur që do të firmoset në Tiranë javën e ardhshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë