Rikthimi i madh, CR7 dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet

CR7 600x338

Bëhet gjithmonë e më shumë reale mundësia për të parë sërish Cristiano Ronaldon me fanelën e Real Madrid.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, ka disa muaj që ylli portugez dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet, për të parë nëse është i mundur kthimi i tij në kryeqytetin spanjoll, aty ku ka fituar 4 Champions League si protagonist dhe 4 herë Topin e Artë, duke shënuar 450 gola në 439 ndeshje.

Nga Spanja garantojnë se sulmuesi i Juventusit kërkon me ngulm të kthehet te Reali, nga ku u largua në vitin 2018, pasi bardhezinjtë paguan për të 100 milionë euro.

Pavarësisht se u ble për të arritur suksesin në Champions, Juventusi ka regjistruar vetëm dështime në Evropë, i fundit javën e kaluar, kur u eliminua nga Porto që në 1/8 e finaleve.