Shqipëria e hapur ndaj vaksinës AstraZeneca, do të aplikohet dhe mbi 65 vjeç

Shqipëria do të jetë e hapur ndaj vaksinës së Astrazeneca-s dhe të shtunën fillon vaksinimi i meësuesve. Silva Bino, shefe për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se nuk ka të dhëna shkencore që humbjet e jetës dhe tromboza të shkaktuara në persona në shtete të ndryshme, të ketë lidhje me injekimin e vaksinës.

Mbi 38 mijë dozat e para të AstraZeneca-s vijnë nga Suedia dhe kontigjenti i tyre është i ndryshëm nga ai i bllokuar në Austri e Itali.

Pavarësisht skepticizimit që ka krijuar kjo vaksinë nëpopullatë, Bino thote se nuk i trembet aplikimit të saj, pasi ajo i ka kaluar të gjitha provat klinike.

Shqipëria do ta kryejë edhe te moshat mbi 65 vjeç. Ashtu si edhe më herët Bino mbështet aplikimin edhe të vaksinës ruse dhe kineze, që sipas saj kanë dhënë rezultate mjaft të mira në  mbrojtjen ndaj COVID-19.

Një ditë më parë qeveria shqiptare vendosi të jetë e hapur me të gjitha vendet që prodhojnë vaksinën, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën. Deri tani Shqipëria ka marrë 32 mijë doza të Pfizer dhe priten mbi 38 mijë nga Astrazeneca.