Tritoli në makinën e prokurorit, një person me motor shihet nga kamerat e sigurisë që futet në garazh

Detaje të reja dalin në dritë nga sulmi me tritol që iu bë makinës së prokurorit Arjan Muça mbrëmjen e së enjtes.

Në kamerat e sigurisë në qendrën tregtare ku ndodhi edhe shpërthimi është parë një djalë që ka hyrë me motor te parkimi dhe ka ndaluar për pak sekonda ngjitur me makinën e prokurorit Muça.

Prokurorët dyshojnë se ka qenë pikërisht ky person që ka vendosur tritolin poshtë makinës.

Prokuroria ka sekuestruar kamerat e qendrës tregtare dhe të ambienteve të tjera përreth, për të parë drejtimin që ka marrë personi në fjalë.