Vendimi i qeverisë, 100% kompensim për ndërtimet pa leje që preken nga rindërtimi

MB RINDERTIMI frame 549 1100x620

Qeveria ka vendosur që të gjitha ndërtimet pa leje që do të preken nga procesi i rindërtimit, do të kompensohen 100% metrat katror.

Në vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave theksohet se të gjithë qytetarët, të cilëve ju është shembur banesa, do të përfitojnë sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, sa 100% e objektit të tyre pa leje.

Në vendimin e mëparshëm qeveria kishte përcaktuar që të kompensonte vetëm 50% të sipërfaqes së ndërtimit pa leje.

Procesi i rindërtimit të objekteve, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 po vijon në të gjithë vendin dhe sipas afateve të fundit të dhëna nga qeveria, pritet të mbyllet në maj të vitit të ardhshëm.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve