Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zëdhënësi i Metës-Veliajt: Mos detyro presidentin të të nxjerrë nga bashkia që sot

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 13:51 | Politikë
Zëdhënësi i Metës-Veliajt: Mos detyro presidentin të

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pas ngjarjes në zyrat e FRD, ku Meta u përplas me policinë bashkiake.

Tedi Blushi i drejtohet Veliajt duke e kërcënuar që të mos e detyrojë presidentin, sipas tij, t’u bëjë thirrje qytetarëve ta përzënë nga Bashkia.

“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzënë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.

O vemje, mbaj shënim:

1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.

2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe ti besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo”, shkruan Tedi Blushi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë