Akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i New York refuzon thirrjet për dorëheqje

Senatorët amerikanë për Nju Jorkun ju bashkuan thirrjeve në rritje për dorëheqjen e guvernatorit të këtij shteti, Andrew Cuomo, pasi 7 gra e kanë akuzuar atë për ngacmime seksuale. Demokratët Chuk Shumer dhe Kirsten Gillibrand thanë se Cuomo kishte humbur besimin qytetarëve të Nju Jorkut.

Gjashtë gra pretendojnë se Cuomo i ka puthur apo prekur pa dëshirë, ndërsa të premten një ish gazetare tha se guvernatori e kishte shantazhuar. Cuomo mohoi akuzat dhe refuzoi thirrjet për dorëheqje të demokratëve.

“Asnjëherë nuk kam prekur apo ngacmuar dikë në mënyrë të papërshtatshme. Nuk kam pasur kurrë si qëllim të ofendoj apo të lëndoj dikë. Gratë kanë të drejtën të dëgjohen dhe unë e inkurajoj plotësisht këtë gjë. Por dua gjithashtu të jem i qartë: fillimisht vlerësoni fakte para se të dilni me një opinion”.

Më herët ligjëvënësit Alexandria Ocasio-Cortez dhe Jamal Bowman lëshuan një deklaratë të përbashkët ku pretendonin se Cuomo nuk mund të vazhdojë të udhëheqë pas gjithë këtyre akuzave.  Kryebashkiaku Bill De Blasio, rival i hershëm politik i guvernatorit demokrat tha për gazetarët të enjten se ndjente neveri, lidhur me pretendimet kundër tij dhe se Cuomo nuk mund të shërbente më si lider i shtetit. Cuomo mandati i të cilit përfundon në 2022 u vlerësua vitin e kaluar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.