Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Barcelona organizon “skemën” për të blerë Haaland

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 10:58 | Futboll
Barcelona organizon “skemën” për të blerë

Barcelona ka organizuar një plan të mirëdetajuar për të arritur të marrë shërbimet e Erling Haaland para gjithë klubeve të tjerë të interesuar për talentin norvegjez.

Ylli i Borussia Dortmund ka treguar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke shkëlqyer në kampionat dhe Champions League. Në total, Haaland ka realizuar 31 gola në 29 ndeshje, dhe 20 në 14 ndeshje në Champions League.

E ndërsa në verë hyn në fuqi klauzola e largimit në kontratën e tij me klubin gjerman, disa skuadra kanë nisur të interesohen për mundësinë e blerjes së tij.

Sipas “Marca”-s, për të marrë Haaland klubet duhet të paguajnë rreth 120 milionë euro, investim që Manchester United apo City janë të gatshme ta bëjnë. Për të mbledhur këtë shumë, katalanasit janë gati të shesin një herë e mirë brazilianin Coutinho, i cili edhe pas rikthimit nga huazimi te Bayern nuk ka treguar formën që pritej prej tij. Sipas gazetës spanjolle në shitje do të nxirren edhe Umtiti, Griezman, Braithwaite, Junior Firpo dhe Dembélé.

A2 CNN Livestream

Dita jonë