Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Blindohet” Lana, policia kërkon armën e vrasjes së biznesmenit Sofia te vendi i krimit

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 12:44 | Kronikë

Policia ka “blinduar” sot zonën e Lanës, ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.

Po kryhen kontrolle për gjetjen e armës me të cilën u krye vrasja dhe në vendngjarje policia ka qenë e shoqëruar edhe nga i dyshuari për vrasjen e biznesmenit.

Behar Sofia 66-vjeçar me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator, teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”.

https://www.youtube.com/watch?v=f9dWBZulCgQ

Ndonëse u dërgua në spital, 66-vjecari nuk mundi t’u mbijetojë dy plagëve të marra në kokë dhe ndërroi jetë.

https://a2news.com/2021/03/02/skema-e-vrasjes-se-behar-sofia-autori-e-priste-tek-ura-ne-kembe-hetohet-dhe-per-konflikt-banal/

Sot, Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar një grup vrasësish me pagesë në lidhje me vrasjen e Behar Sofisë mëngjesin e 25 shkurtit 2021.

Operacioni policor “Piramida” çoi në pranga  Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,  Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Pamje nga kërkimet e armës

Sipas Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e Behar Sofisë, duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.

https://a2news.com/2021/03/13/vrasja-behar-sofise-arrestohen-4-persona/

A2 CNN Livestream

Dita jonë