“Cristiano duhet t’i kërkojë falje tifozëve të Juventusit”

tac cris 600x338

Eliminimi i Juventusit në 1/8 e Champions League ka sjellë kritika të mëdha nga personazhe të botës së futbollit italian. Më i fundit ishte Alessio Tacchinardi, ish-mesfushor i bardhezinjve.

Në një intervistë për “Tmw Radio”, Tacchinardi nuk kurseu as Cristiano Ronaldon.

“Ai e bëri pushim me Lazion. Atëherë, pse luajti ashtu ndaj Portos? Pas eliminimit, doli Chiesa para gazetarëve, por unë do të doja që të dilte Ronaldo. Duhet t’i kërkojë falje tifozëve”, tha Tacchinardi.

Ish-futbollisti kritikoi ashpër edhe sjelljen e skuadrës në fushë: “Nuk e prisja kurrë një Juventus të tillë, sidomos në pjesën e parë. Një ndeshje kaq e rëndësishme duhej përgatitur ndryshe. Nuk e kuptoj si mund të nisësh ndeshjen siç e nisi Juventusi, kur ke humbur takimin e parë. Duhet t’i kishin “mbytur” në pjesën e parë, por nuk ndodhi kështu”.