Duma: PD në qeveri do të financojë infrastrukturën bujqësore me 50 milionë euro në vit

Grida 1100x620

Kandidatja për Kavajën e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi se qeveria e re që do të dalë pas 25 prillit, do të fokusohet tek bujqësia.

Sipas saj, PD do të realizojë “një financim prej 50 milionë euro në vit pikërisht për infrastrukturën bujqësore”, si dhe do të  realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, dhe elementëve të tjerë të nevojshëm.

Deklaratat, Duma i ka bërë në fshatin Bago të Kavajës, ku ndodhej në një takim elektoral.