Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fundjava e fundit e lirisë, italianët pushtojnë parqet dhe restorantet

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 19:36 | Bota
Fundjava e fundit e lirisë, italianët pushtojnë parqet dhe

Si çdo fundjavë në Itali, shifrat e  bilancit të pandemisë kanë tregues në ulje, edhe për shkak të numrit më të ulët të testimeve.

Sot 26062 persona kanë rezultuar pozitivë, një shifër pothuajse në një linjë me ditën  e kaluar. Bien ndërkohë, viktimat 317 nga 380 të 24 orëve më parë, dhe si pasojë ka një ulje edhe të nivelit të pozitivitetit, sot 6.98% nga 7.2% i djeshëm.

Por ndërkohë të shtruarit në terapitë intensive nuk reshtin , duke e lënë kritike situatën në pavijonet e reparteve covid të gadishullit. Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 5809 raste, e ndjekur nga Emilia-Romanja dhe Kampania, ndërkohë që rriten shifrat edhe në Piemonte dhe Lacio.

Nga dita e hënë vendi do të përjetojë një mbyllje në pjesën më të madhe të rajoneve, dhe kjo fundjavë u perceptua nga popullsia si një mundësi lirie që mund të mos përsëritet për disa kohë.

Parqet, sheshet si dhe restorantet në lokalitetet turistike ishin të mbushura, edhe pse deri diku ende në respektin e distancimit social, ashtu si dhe u regjistruan radhë në supermarkete dhe bare, të cilësuara nga ekspertët si të panevojshme dhe të rrezikshme, nga momenti që nuk do të mbyllen edhe në vijim.

Të shumtë përfituan për një shopping edhe në dyqanet e tjera, veçanërisht ato të veshjeve, por edhe të berberëve dhe spa-ve, që do të mbyllen në 10 rajone dhe 2 provinca të cilësuara si zona të kuqe, në karantinë.  

Ndërkohë, sipas përgjegjësit të ri të fushatës së vaksinimit në Itali, gjenerali Francesco Figliuolo, ritmet duke filluar nga muaji tjetër do të jenë me rreth 500 mijë vaksina në ditë, me objektivin për të vaksinuar italianët brenda stinës së verës, ose në fillim të shtatorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë