Goli spektakolar i Hoxhallarit në derbi

Erjon Hoxhallari shënoi një gol spektakolar në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani.

Mbrojtësi i bardhebluve, në fundin e pjesës së parë, barazoi shifrat 1-1 duke ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi në pozicion anësor.

Goditja e tij përfundoi në trekëndësh, duke mos i lënë mundësi portierit Alban Hoxha.