Gropat e çuditshme të hapura pas tërmetit

Disa gropa të çuditshme janë shfaqur në fshatin Mecencani rreth 40 kilometra larg Zagrebit, pak kohë pasi zona u godit nga një tërmet me magnitudë 6,4, në dhjetor 2020. Por banorët janë të shqetësuar se shpeshtësia e shfaqjes së këtyre gropave, disa prej të cilave kanë një diametër prej 15 metrash.

Në total, që prej rënies së tërmetit janë hapur 90 gropa të tilla, disa shumë pranë shtëpive të banorëve, të cilët janë detyruar t’i braktisin.

Çka e bën edhe më shqetësuese situatën është se gjeologët presin që në muajt në vijim, të hapen edhe gropa të tjera, për shkak të tërmetit dhe formimit gjeologjik të tokës.