Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë: Vetëvendosje me 58 mandate

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 14:51 | Kosova
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, me 50.28 për qind të votave .

KQZ bëri të ditur edhe emrat e 120 deputetëve të legjislaturës së re ndër të cilët 58 do të jenë nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, LDK 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë mandate. Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë vendet e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

Certifikimi i rezultateve vjen pas shqyrtimit të  ankesave të kandidatëve për deputetë dhe subjekte politike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata e Lartë. Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës Vjosa Osmani, brenda30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të Kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet. Për krijimin e qeverisë nevojiten 61 vota.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani