Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mungoi në diplomimin e të birit për faj të avionit, Gjykata dënon kompaninë

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 21:19 | Lifestyle
Mungoi në diplomimin e të birit për faj të avionit, Gjykata

Ishte një datë e shënuar, siç do të ishte për çdo prind, dita e diplomimit të djalit. Por prindi krenar në Bari të Italisë nuk kishte menduar që mes emocioneve të tij dhe të birit në atë ditë të vihej në mes si mur i pakalueshëm...kompania ajrore.

Italiani kishte prenotuar një biletë në 6.30 të mëngjesit me destinacion Bergamon, në kohë për të qenë i pranishëm në ceremoni. Por avioni pati një vone së prej 12 orësh, që pamundësoi përgjithmonë atë moment lumturie familjare.

Ngjarja ka ndodhur në shtatorin e 2019, pa hyrë ende në vështirësitë e epokës së covid-it, por italiani i zemëruar nuk hoqi dorë dhe çoi në gjyq kompaninë Ryan Air, sepse i kishte shkaktuar sipas tij një dëm të madh emocional.

Sot Gjykata e Barit i ka dhënë plotësisht të drejtë prindrit, në një vendim që mund të jetë shembull i shumë të tjerave në vijim.

Kompania irlandeze u dënua me rreth 1100 euro dëmshpërblim, shifër ndoshta simbolike por që dëshmon që ndoshta që sot e tutje kompanitë duhet të jenë më të vëmendshme edhe për emocionet e pasagjerëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë