Ndërroi jetë pas mjekimit në spital, procedohet penalisht mjekja

murati 600x338

Ervis Murati, një 39-vjeçar nga Shijaku humbi jetën në banesën e tij një ditë më parë, pasi kishte marrë mjekim në Spitalin e Durrësit.

Vëllai i 39-vjeçarit, pas varrimit, ka bërë denoncim në Komisariatin e Shijakut ndaj mjekes P. Kristani, 47 vjeç, e cila e ka mjekuar Ervisin ditën e enjte, kur ai është shtruar në spitalin rajonal. Pas mjekimit, Ervis Murati është dërguar në banesë, por ka ndërruar jetë, megjithëse, sipas familjarëve, nuk vuante nga sëmundje të tjera.

Familjarët kërkojnë të zbulojnë shkakun pse i afërmi i tyre humbi jetën dhe për këtë arsye kanë kërkuar akt-ekspertizën mjeko-ligjore.

Paraditen e sotme, blutë e Durrësit njoftuan se në Komisariatin e Policisë Shijak ka nisur procedimi penalisht për mjeken P. Kristani, e cila akuzohet për “Mjekim i pakujdesshëm”.