Nis sot vaksinimi i mësuesve, Kushi: Ogur i mirë për rikthimin në normalitet

vaksina 10 1100x620

Nis sot në vendin tonë vaksinimi i mësuesve me dozat e para të vaksinës AstraZeneca, që mbërritën mbrëmjen e djeshme në Shqipëri.

Përmes një statusi në Facebook ministrja Evis Kushi shprehet se vaksinimi i mësuesve  është një ogur i mirë për rikthimin në normalitetin që duam.

” Një ogur shumë i mirë ky që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme. Jam veçanërisht e lumtur që sot nis procesi i vaksinimit të mësuesve, heronjve tanë të palodhur, të cilët që nga dita e parë e pandemisë COVID-19 nuk e kanë ndalur sakrificën e përkushtimin e tyre ndaj nxënësve e procesit mësimor” – shprehet ajo.

Mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë mbërritur 38,400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, të cilat shërbejnë për nisjen e procesit të vaksinimit për mësuesit dhe pedagogët.