Parashikimi i motit: 13 mars 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Vijojnë kthjellimet me alternime vranësirash në zonat jugore, ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në qendër të vendit. Zonat veriore paraqiten me vranësira dhe reshje të herë pas hershme shiu si dhe dëbore në zona të izoluara të veriut.

Mesdita shton vranësirat në të gjithë vendin duke sjellë edhe shira afatshkurtër në zona të izoluara të qendrës dhe jugut. Në mbrëmje dhe gjatë natës, pritet  përmirësim i motit në territor.

Temperaturat rriten më 2 gradë në të dy vlerat ditore duke i luhatur ato nga 0 vlera  minimale në zonat e thella malore deri mbi 16 gradë Celcius, maksimumi i mesditës në Shkodër, Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por deri mesatare ne hapësirat detare të Adriatikut ku dallgëzimi do të arrijë rreth 3 ballë.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve