Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Patozi në Durrës: Jemi risia e këtyre zgjedhjeve

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 13:45 | Politikë
Patozi në Durrës: Jemi risia e këtyre zgjedhjeve

Bindja Demokratike zhvilloi sot një takim prezantues me kandidatët e saj të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit.

Ata janë 15 profesionistë dhe sipërmarrës të talentuar, që duan të kontribuojnë edhe në jetën publike, duke mbështetur projektin tonë për ndryshimin e politikë bërjes në Shqipëri.

Është një ekip me të rinj, pjesa dërrmuese e të cilëve angazhohen për herë të parë në politike, por ata do të kenë në përbërjen e tyre edhe Valbona Sakollarin, kandidaten e Bindjes Demokratike për kryebashkiake të Durrësit para dy vitesh. Një pedagoge dhe sipërmarrëse e realizuar, e cila në kushtet e pazakonshme, që u zhvilluan zgjedhjet vendore të 2019-ës, arriti të sigurojë një rezultat surprizë për një parti të re.

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i falënderoi kandidatët për angazhimin e tyre politik në këto zgjedhje si përfaqësues të një alternative të re për Shqipërinë.
Ai tha mes të tjerash që Bindja Demokratike ka ofertën më të mirë dhe më serioze për 25 prillin dhe 3 kolonat e saj janë lista 100 përqind e hapur, të gjithë kandidatët me integritet dhe pa asnjë njollë me të shkuarën dhe të sotmen, si dhe një program, që sjell realisht ndryshimin, jo thjesht rotacionin.

Patozi shprehu bindjen për një rezultat të mirë në Durrës dhe në gjithë vendin, duke e mbështetur besimin e tij tek nevoja që ka shoqëria për të nisur një rrugë të re të qeverisjes dhe të administrimit të pushtetit, pas shumë vitesh regresi të shkaktuar nga papërgjegjësia e partive të vjetra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë