Pse reagimi ndaj vaksinave kundër Covid-19 është më i theksuar te gratë?

Vaksinimi astrazeneca 1100x620

Sistemet imune të burrave dhe grave reagojnë ndryshe ndaj vaksinave. Edhe anti-covid, për arsye hormonale, gjenetike dhe të tjera.

Gjatë vitit të kaluar kemi mësuar se ndryshimet gjinore mund të ndikojnë në përgjigjen imune. Kjo vlen edhe për vaksinat. Gratë duket se reagojnë më fort ndaj imunizimit dhe raportojnë më shpesh efektet anësore.

 Sipas një raporti të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA mbi të dhënat e sigurisë nga 13.7 milionë doza të para të vaksinave të administruara në SHBA, 79.1% e reaksioneve anësore të lidhura me vaksinat raportohen nga gratë, megjithëse vetëm 61.2% e vaksinave u janë injektuar pacienteve femra.

Pothuajse të gjitha reagimet e rralla kanë të bëjnë edhe me gratë, 4,5 raste në çdo 1 milion doza të administruara, dhe të gjitha të trajtuara menjëherë dhe të kthyera pa ndërlikime. Sipas mjekes sëzyrës së Sigurisë së Imunizimit Julianne Gee, e intervistuar nga Neë York Times, gratë zakonisht përjetojnë më shumë reagime, në raport me vaksinat, ato të gripit te vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Pothuajse të gjitha reagimet anësore të lidhura me vaksinat anti-covid si; një ose dy ditë ethe, lodhje, dhimbje koke, dhimbje në vendin e vaksinimit, janë të lehta ose të moderuara, zhduken shpejt dhe mbi të gjitha tregojnë aktivizimin e sistemit imunitar dhe faktin se vaksina po funksionon. Gjëja e rëndësishme është të jesh i informuar dhe i përgatitur për t’i menaxhuar ato.

Po pse këto reagime janë më të theksuara te gratë? Kjo mund të jetë pjesërisht për arsye hormonale. Hormonet seksuale si estrogjeni, progesteroni dhe testosteroni mund të lidhen në sipërfaqen e qelizave imune dhe të ndikojnë në sjelljen e tyre. Estrogjeni stimulon qelizat imune për të prodhuar më shumë antitrupa në përgjigje të vaksinave të gripit. Ndërsa testosteroni ka një veprim imunosupresiv. Faktorët hormonalë janë vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur për të shpjeguar rritjen e vdekshmërisë së CoViD-19 te burrat.

Arsye të tjera janë ndoshta gjenetike. Shumë gjene që rregullojnë faktorët imunë ndodhen në kromozomin X, nga të cilat gratë kanë dy në secilën qelizë. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse 80% e sëmundjeve autoimune ndodhin në gjininë femërore.

Por kjo mund të varet edhe nga doza e vaksinave anti-covid. Fiziku i femrës përthith ilaçet ndryshe nga ai mashkullor, por historikisht, përgatitjet eksperimentale janë testuar kryesisht te burrat. Megjithëse problemi është zgjidhur pjesërisht në provat moderne klinike, ato të vaksinave anti-covide ende nuk janë planifikuar të testojnë efektivitetin e dozave më të ulëta të vaksinës në trupin e femrës, në mënyrë që të parandalojnë reagimet e tepërta të mundshme.