Rama: Presidenti ka çrregullime të rënda, nuk ka vaksinë kundër tërbimit

Nga shkolla “4 dëshmorët”, ku ka nisur procesi i vaksinimitpër mësuesit, kryeministri Rama u shpreh presidenti i Republikës ka çrregullime të rënda mendore. I ndodhur përballë një grupi protestuesish të FRD-së, kreu i qeverisë shtoi se ende nuk ka vaksinë kundër tërbimit.

“Vaksinën për tërbimin nuk e kemi dhe kështu do të na duhet të bashkëjetojmë në këtë periudhë me shfaqje tërbimi të kësaj natyre, po ajo që ka rëndësi është të mundim armikun e padukshëm, pastaj mundjen e kundërshtarëve të mundshëm e kemi më të lehtë. Presidenti i Republikës ka çrregullime mendore dukshëm të rënda”.