Tritoli ndaj prokurorit, reagon Presidenti Ilir Meta

27 SHKURT 2021 META frame 26035 1100x620

Presidenti Ilir Meta reagoi pasi në makinën e prokurorit Arjan Muça u vendos tritol, më 11 mars.

“Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, prokurorit Arjan Muça.

Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij”, shkruan Meta në Facebook.

“Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët. Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shtoi Kreu i Shtetit.