Vllaznia bën prapakthehu, Brdaric konfirmohet në krye të stolit

vllaznia brdaric 1100x620

Thomas Brdaric do të vijojë të qëndrojë në detyrën e trajnerit të Vllaznisë.

Ditën e djeshme u përfol se gjermani u largua për rezultate të dobëta, pas vetëm 1 fitoreje në 9 ndeshjet e fundit.

Sipas burimeve, vendimtare ishte ndërhyrja e lojtarëve të Vllaznisë, që kanë pranuar te drejtuesit se pjesa më e madhe e përgjegjësisë për ecurinë e dobët janë ata.

Donatori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, deklaroi: “Thomas Brdaric konfirmohet në krye të stolit, trajneri ka besimin e skuadrës. Natyrisht që ecuria e fundit nuk na kënaq dhe presim reagim”.