Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e Behar Sofisë, arrestohen 4 persona

Nga A2 CNN
13 Mars 2021, 10:47 | Kronikë
Vrasja e Behar Sofisë, arrestohen 4 persona

Policia e Shtetit ka arrestuar një grup vrasësish me pagesë në lidhje me vrasjen e Behar Sofisë mëngjesin e 25 shkurtit 2021.

Operacioni policor “Piramida” çoi në pranga  Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,  Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë - Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e Behar Sofisë, duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.

https://a2news.com/2021/03/02/skema-e-vrasjes-se-behar-sofia-autori-e-priste-tek-ura-ne-kembe-hetohet-dhe-per-konflikt-banal/

“Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon publikisht Policinë e Malit të Zi, për ndihmën e menjëhershme të ofruar për lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti. Pas takimit operacional të organizuar në vendin e kalimit Hani i Hotit, të dy policitë kanë shkëmbyer informacion në kohë reale duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj. Analiza e këtyre provave hap perspektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

https://a2news.com/2021/02/25/ekzekutimi-me-silenciator-behar-sofia-u-ndoq-nga-atentatoret-hetohej-nga-spak-per-trafik-heroine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë