Arsenal përmbys supergolin e Lamela-s, triumfon ndaj Tottenham

ARSENAL LAMELA TOTTENHAM GOAL 1100x620

Arsenali ka triumfuar ndaj Tottenham-it edhe pse e pa veten në disavantazh pas një goli spektakolar nga argjentinasi Lamela në pjesën e parë.

“Topçinjtë” e Londrës reaguan dhe në fundin e pjesës së parë arritën të gjejnë golin e barazimit me anë të Odegaard, ndërsa një 11-metërsh i kthyer në gol nga Lacazette i dha fitoren Arsenal-it ndaj Tottenham-it të Mourinho-s.

Kjo humbje është një goditje e madhe për Tottenham në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi tashmë ndodhen në vendin e shtatë me 45 pikë, ndërsa Chelsea mban vendin e katërt me 6 pikë më shumë.