Çoi Maqedoninë e Veriut në Europian, Muamed Sejdini rizgjidhet në krye të Federatës së Futbollit

Muamed sejdiu kreu i federates se futbollit te maqedonise se veriut 1100x620

Pavarësisht përplasjeve në distancë me Goran Pandev, Muamed Sejdini, do të vijojë të jetë në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme.

Me 52 vota pro dhe asnjë kundër, Sejdiu mori besimin e delegatëve edhe për një tjetër mandat në mbledhjen e mbajtur këtë të diel në Shkup. Në këto zgjedhje, presidenti Sejdini garoi i vetëm, pasi Lidhjet Komunale të Futbollit nuk kandiduan një tjetër person.

Sejdini mori postin e kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në marsin e vitit 2019, kur zëvendësoi Ilço Gjorgjioskin.

Dy vitet e para të drejtimit kanë qenë tejet të suksesshme për Sejdiun, pasi për herë të parë Maqedonia e Veriut u kualifikua në Kampionatin Europian të Futbollit.