“Erdhi në Elbasan me banditë të armatosur”, Rama i përgjigjet Bashës: Manekin qesharak, flet përçart

rama PS 1100x620

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se shkoi në qytetin e Elbasanit i shoqëruar nga banditë me armë në brez.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i qeverisë, i cili përmes një postimi në Twittter, shprehet se Basha është bërë një manekin qesharak dhe flet përçart për banda e kriminelë.

“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, shkruan Rama.