Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hidhet nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit një 24-vjeçar

Nga A2 CNN
14 Mars 2021, 19:35 | Kronikë

Hidhet nga kati i tretë i godinës së analizave në spitalin rajonal të Elbasanit një 24-vjeçar.

Sipas informacioneve zyrtare nga Spitali i Elbasanit, 24-vjeçari është paraqitur në spital së bashku me babanë e tij. Ata kanë hyrë në godinën e analizave, ndërsa më pas në mënyrë të papritur, 24-vjeçari është shkëputur dhe është hedhur nga godina.

Babai ka treguar se djali kishte bërë një tampon në një klinikë private, ku kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa më pas ata kanë shkuar në spital për ekzaminime të mëtejshme. Babai ka treguar se 24-vjeçari e kishte përjetuar keq përgjigjen si i infektuar me koronavirus.

Për fat të mirë, 24-vjeçari ka arritur të mbijetojë, ndërsa ka marrë disa plagë. Nga spitali i Elbasanit, mësohet se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë