Makina e policisë përfshihet në një aksident në Elbasan

Një makinë policie është përplasur me një tjetër automjet pasditen e së dielës në Bradashesh të Elbasanit.

Si pasojë e këtij aksidenti për fat të mirë nuk raportohen persona të lënduar. Ndërkohë, mësohet se për shkaqet e aksidentit ka nisur menjëherë një hetim.

Kjo e diel u karakterizua nga një trafik tejet i rënduar në Elbasan, pasi shumë qytetarë nga rrethe të tjera zgjodhën këtë qytetet për të festuar ditën e verës. Radhë kilometrike u krijuan në autostradën Tiranë-Elbasan.