Mbi 500 infeksione dhe 6 viktima nga koronavirusi në Kosovë

koronavirusi Kosove 1100x620

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 565 raste pozitive në 3444 testime. Vatra më e nxehtë mbetet Prishtina me 231 raste, e ndjekur nga Peja me 44 raste.

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar 6 viktima, për një total prej 1702 fatalitetesh.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 77.253 kurse numri i rasteve aktive është afro 11 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste.