Me maskë edhe mbi zjarr

Shumë ngjarje janë pezulluar në botë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, Covid-19 nuk ia ka dalë të anulojë edhe festivalin tradicional japonez të ecjes mbi zjarr.

Murgjit Yamabushi dhe pjesëmarrësit e tjerë në afërsi të tempullit Yakuo ecin zbathur mbi zjarr, me të cilin sipas besimit të tyre, pastrojnë trupin dhe shpirtin.

Edhe pse mbi temperatura shumë të lartë, teksa ecnin mbi qymyrin e ndezur, pjesëmarrësit nuk mund të harronin maskat, ndërsa të gjithë ruanin edhe distancën sociale. Vitin e kaluar ky festival u anulua, ndërsa këtë vit nuk kishte më shumë se një mijë pjesëmarrës.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar