Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pack Rafting, sporti më i ri ujor në Shqipëri

Nga A2 CNN
14 Mars 2021, 09:37 | Sporte të tjera

Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor ka nisur zhvillimi i një tjetër sporti ujor të aventurës. Ai quhet Pack Rafting dhe është jo vetëm një sport i ri ujor edhe në Shqipëri por edhe më i thjeshtë se Rafting tradicional.

Sipas Blerina Ago nga Active Albania ky lloj sporti të jep mundësinë ta marrësh gomone pa pasur nevojën e makinës, pasi ajo peshon vetëm 3 kg dhe si e tillë mund të merret për tu praktikuar edhe në zona ku nuk futen automjetet. Këtë vit kjo risi do të aplikohet në Liqenin e Pogradecit për sezonin turistik.

Pjesë të këtyre sporteve ujore të aventurës bëhen edhe të rinj të apasionuar pas natyrës dhe aventurës i tillë është edhe Eduard Cekoja i cili e sheh si mundësi mjaft të mirë për turizmin vendas këtë lloj risie.

Pack Rafting është një sport i cili edhe në situatë pandemia është ndër më të përshtatshmit pasi gomonja është e personalizuar.

Synimi i të rinjve që kamë ndërmarrë këtë iniciativë është jo vetëm të sjellin një risi për Pogradecin por ata kanë përfshirë në guidat e tyre edhe hiking në zonat malore ku ka liqene natyrorë çka i jep këtij lloj sporti aksesin e duhur për tu zhvilluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë