Sinjale pozitive për Reja-n, shënojnë Uzuni e Çekiçi, Balaj jep asist

uzuni 1024x576 1 600x338

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit më 25 mars ndaj Andorrës dhe 3 ditë më pas ndaj Anglisë.

Në prag të këtyre dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme, futbollistët shqiptarë në Europë po kalojnë një moment mjaft të mirë. Këtë të diel, Uzuni në Hungari dhe Çekiçi në Turqi arritën të realizojnë, duke treguar formën e shkëlqyer. Ndërkohë, edhe Balaj ka dhuruar asist me skuadrën e tij në Austri.

Edhe pse nuk arritën të shënojë këtë javë, Armando Broja e Cikalleshi, po ashtu po kalojnë një moment të mirë. Deri tani, Broja ka realizuar 10 gola në Holandë.

Ndërkohë, edhe reparti i mbrojtjes me Gjimshitin, Hysajn e Kumbullën, po aktivizohen rregullisht me skuadrat e tyre në Serie A, duke bërë paraqitje dinjitoze.