Tjetër ditë e përgjakshme në Mjanmar, vriten 21 persona

Kaosi vijon në Mjanmar. Vetëm në 24 orët e fundit të paktën 21 protestues janë raportuar të jenë vrarë gjatë përleshjeve në qytetin Yangon, ndërsa politikanët e dëbuar nga grushti i shtetit bënë thirrje për “revolucion”.

Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj një grupi protestuesish të pajisur me shkopinj e thika, raporton BBC. Mjanmari është përfshirë nga protesta të dhunshme që kur ushtria mori kontrollin e vendit.

Zyrtarët e OKB-së e cilësojnë situatën si një përgjakje të protestave paqësore, që gjithnjë e më shumë po marrin trajtën e krimeve kundër njerëzimit. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deri më tani, nga fillimi i protestave, mbi 100 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe me mijëra janë arrestuar.