Ulet ndjeshëm numri i vizitorëve në monumentet e kulturës në Vlorë

mirmoi 1100x620

Gjatë vitit 2020 numri i vizitorëve në monumentet e kultit dhe ato të kulturës në qarkun e Vlorës, është reduktuar ndjeshëm. Zëri kryesor, i cili ka qenë i papërfillshëm ka qenë ai i vizitorëve të huaj, të cilët kanë qenë 72% më pak se një vit më parë. Kjo është reflektuar me reduktim edhe të të ardhurave, të cilat kanë qenë 42 milionë lekë më pak.

Të ardhurat të cilat gjenerohen nga shitja e biletave zakonisht janë fond që përdoret për meretime dhe ndërhyrje të vogla, tha Orges Feimi, kreu i Monumenteve të Kulturës në Vlorë.

Nga ana tjetër, situata nuk ka qenë më optimiste dhe sa i përket vizitorëve vendas. Sipas Feimit është reduktuar ndjeshëm numri dhe për shkak të bllokimit  të aktiviteteve me shkolla dhe institucione.

86 monumentet e kulturës, arkeologjike dhe të kultit në qarkun e Vlorës, kanë njohur gjatë vitet që lamë pas numrin më të ulët të vizitorëve në 5-vjeçarin e fundit.