Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu takon ambasadorin e OSBE: Administrata është nën presionin e qeverisë

Nga A2 CNN
14 Mars 2021, 09:20 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, Mediu takon ambasadorin e OSBE: Administrata

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, zhvilloi një takim ne zyrat e Partisë Republikane me kryetarin Fatmir Mediu.

Ambasadori u interesua për vlerësimin e Partisë Republikane për situatën parazgjedhore dhe shprehu angazhimin dhe mbështetjen e OSBE për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill, si një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën Europiane.

Nga a e tij, kryerepublikani theksoi se “politika konfliktuale e Ramës tenton që të ulë pjesëmarrjen e zgjedhësve.”

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë jo vetëm prezent, por dhe të angazhuar në intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave. Administrata shqiptare është nën presionin e qeverisë dhe po përdoret për t’i detyruar ata dhe familjarët e tyre, për të votuar për qeverinë Rama.

Partia Socialiste ka marrë të gjitha të dhënat e qytetarëve, në kundërshtim me ligjin, duke intimiduar apo përdorur votuesit.””, u shpreh Mediu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë