Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Absolut 4”, Majko: Rivendosja e marrëdhënieve me SHBA shënoi futjen në rrugën e demokracisë

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 21:26 | Politikë
“Absolut 4”, Majko: Rivendosja e marrëdhënieve me SHBA

30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte tema kryesore e diskutimit në emisionin “Absolut 4” në A2.

Për ish-kryeministrin dhe ministrin e Diasporës, Pandeli Majko ky moment ishte shumë kyç për Shqipërinë pasi shënoi futjen e vendit në rrugën e demokracisë.

“Marrëdhëniet diplomatike me SHBA shënojnë dhe futjen e vendit tonë në rrugën e demokracisë. Rirealizimi i marrëdhënieve e ktheu Shqipërinë në logjikën e vetë në kushte të natyrshme. Për vjetërsinë e kombit shqiptar këto 30 vite janë shumë pak. Shqiptarët për miqësinë me SHBA e dinë shumë mirë që është konstante. Ajo nuk kalon nga interesat e politikës”, tha Majko.

https://a2news.com/2021/03/15/i-ndertuam-per-tiu-luftuar-ju-majko-tregon-historine-me-gjeneralin-amerikan-kur-e-pyeti-per-bunkeret/

Ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni e cilësoi SHBA si një vend reference për Shqipërinë. Sipas saj, nga selia e ambasadës amerikane në Tiranë kanë dalë më shumë vendime të rëndësishme për vendin tonë, duke përmendur këtu dhe faktin e  ambasadorit që përveshi mëngët dhe numëroi votat në qendrën e votimit.

“Selia e ambasadës së SHBA në Tiranë është vend reference. Nga ajo seli kanë dalë më shumë vendime të forta për Shqipërinë. Kemi parë një ambasador që përvesh mëngët dhe numëron votat. Nuk ka shqiptar që nuk i di emrat e ambasadorëve të SHBA nga viti 1991. SHBA shihet si ylli polar që prej vizitës së Xhejms Bejker. Edhe aplikimet për të shkuar në SHBA e tregojnë më së miri këtë dashuri të shqiptarëve për këtë vend. Që prej 1991 varësinë politike prej SHBA e kemi shumë të lartë”, u shpreh Gjoni.

https://a2news.com/2021/03/15/absolut-4-berisha-26-veta-qe-kryesojne-sherbimin-tone-diplomatik-kunder-ligjit/

Edhe analisti Lutfi Dervishi e vlerësoi SHBA si një nga aleatët kyçë të vendit tonë. Ai përmendi disa nga momentet më të rëndësishme të historisë që ky vend ka dhënë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

“Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë një ndihmë shumë të madhe Shqipërinë. Fjalimi i Bejker në 1991 në parlamentin e Shqipërisë është ende aktual ku flet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mbështetja tjetër u tregua për Kosovën dhe për futjen me zor të Shqipërisë në NATO. Gjithashtu dhe në muajt e fundit për avancimin sa më të shpejt të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi Dervishi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani