Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ankesa e ish-presidentit Fushaj, pezullohet ankandi për shitjen e Vllaznisë

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 16:49 | Futboll
Ankesa e ish-presidentit Fushaj, pezullohet ankandi për shitjen e

Shtyhet sërish në kohë privatizimi i Vllaznisë. Edhe pse prej një viti është premtuar mbyllja e shpejtë e procedurave, duke hapur edhe ankandin, që niste nga vlera fillestare e afro 508 milionë lekëve të vjetër, kalimi i pronësisë së klubit nga Bashkia te kompanitë private është bllokuar përkohësisht. Shkak është bërë ankesa e operatorit ekonomik “Colosseo Construction”.

Kompania, në të cilën aksioner është ish-presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, ka kërkuar modifikimin e dokumenteve të procedurës së ankandit “Procedurë e hapur” me objekt “Bashkia Shkodër shet me procedurë ankandi aksionet e klubit të futbollit Vllaznia në masën 100%”.

Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë të drejtë pretendimeve të kompanisë, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procedurës së ankandit dhe mos kryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

Si pala shitëse, Bashkia e Shkodrës duhet të dërgojë menjëherë pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion të hollësishëm mbi procedurën e ankandit dhe fazën në të cilën ajo ndodhet kjo procedurë. Gjithashtu brenda 5 ditëve duhen dorëzuar edhe dokumentet e ankandit, bashkangjitur procesverbalit të hartimit dhe argumentin e kërkesave për kualifikimin e kompanive pjesëmarrëse si edhe specifikimet teknike.

Vonesa në mbylljen e procedurës së privatizimit mban sërish peng klubin. Përveç financimeve jo të përshtatshme dhe administrimit të keq nga Bashkia, privatizimi i munguar bën që Vllaznia të rrezikojë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Problemet me licencimin lidhen me borxhin në vlerë 1,6 miliardë lekë që kuqeblutë kanë në tatime, me datën 31 mars që është afati final për zgjidhjen e këtij ngërçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë